Vajzat e BB këtë vit kanë konfirmuar se jane beqare, por njëra prej tyre ka gënjyer dhe ka një partner që e pret në Ekuador. Këtë e ka zbuluar Abër Xhaja i cili gjatë Big Brother VIP, të vitit të kaluar është pagëzuar edhe me emrin ‘Piloti i zemrave’.

Së fundmi piloti i ftuar në “Glamour Zone” zbuloi dhe sekretin e njërës prej banoreve.

‘Shumë banorëve më është kërkuar që t`i bëj dedikime me parashutë nga fansat, përveç një vajze. Më ka shkruar një djalë i cili ishte në Ekuador dhe më tha se dëshironte t`i bënte surprizë të dashurës së tij, e cila ndodhet në Big Brother’ u shpreh Arbër Xhaja.