Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë.

Prokuroria në bashkëpunim me oficerët e hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuluan skemën e mashtrimi me TVSH-në në të cilën përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit.

EMRAT

  1. Albana Paja, e datëlindjes 19.04.1988, banuese ne Kruje ndaj te ciles eshte vendosur masa e sigurise “Arrest ne shtepi”
  2. Brikena Sabit Cela, e datëlindjes 01.10.1990, banuese ne Fushe Kruje dhe Aldo Ferit Myftari, i datëlindjes 09.05.1990 ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Moskallezim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal
  3. Aldo Ferit Myftari, i datëlindjes 09.05.1990 ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje” .
  4. Indrit Mehmet Allamani, i datëlindjes 03.04.1976 ndaj te cilit eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg”

Per shtetasit e meposhtem eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” parashikuar nga neni 144/a e 25 i Kodit Penal, dhe jane shpallur ne kerkim

  1. Indrit Visha i datelindjes 23.06.1989, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Sherek, Nikel, Fushe Kruje
  2. Redion Sefa i datëlindjes 29.12.2002, lindur dhe banues ne Qereke, Fushe Kruje
  3. Lovjano Topi i datëlindjes 13.08.2005, lindur ne Tirane dhe banues ne Qereke, Nikel, Kruje

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjektit “L”, që ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023. Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive dhe janë faturuar te subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit “3D C” dhe I.V FP.

Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera. Nga analizimi i të dhënave të deklaruara si shitjet totale për çdo subjekt, është kryer llogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe Tatimi Fitimi për çdo subjekti, dhe ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë.

Pas hetimeve të kryera Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për caktimin e masës “arrest me burg” për katër shtetas të cilët drejtonin bizneset me adresë në Fushë-Krujë, ndërsa ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë.

Gjithashtu grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG  GT 43, PorscheCayenne,  Land Rover apo BMË X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit.