Gazetarja Anila Hoxha raportoi në “Top Story” rastin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, Ndriçim Dushku, që është dënuar, por dënimi është mbajtur larg vëmendjes së publikut.
SPAK ka hetuar dhe madje është dënuar dhe shpallur fajtor ish-kryetarin i Rrogozhinës, Ndriçim Dushku, së bashku me tre zyrtarë të tjerë të tjerë të kësaj bashkie, raportoi Hoxha.
Vendimi i gjykatës është shpallur në dhjetor të viti 2023.
“Ai u hetua për dhënien me qira të tokave bujqësore. Bëhet fjalë për skemën 99 vite. Ka edhe shtetas që kanë firmosur, janë marrë në pyetje dhe hetimi ka provuar fajësinë. Kjo ka ndodhur në vitin 2013, kur ishte kryetar i bashkisë Rrogozhinë. Për këtë arsye, gjykata e ka dënuar me 1 vit burg, që është konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove”.
Hetimet për këtë skemë po bëhen edhe për bashki të tjera të vendit.
“Skema e dhënies me qira të tokës bujqësore për 99 vite përdoret në të gjithë vendin. Por ka dyshime dhe po kryhet hetime dhe në bashki të tjera, me dyshimin se u janë dhënë personave në mënyrë të padrejtë, duke plotësuar dosje fiktive. Kanë mbjellë kultura të ndryshme, por e kanë marrë pa asnjë praktikë dokumentare”, tha gazetarja.
“Madje, ka dyshime se tokë bujqësore me këtë skemë e ka përfituar familja e një personi që po vuan heqjen e lirisë, në një burg të sigurisë së lartë”, tha gazetarja Anila Hoxha.