Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar një rast të rëndë, ku sipas tij, janë të përfshirë si mazhoranca, ashtu edhe opozita.

Murrizi thotë se një gjobë prej 100 milion eurosh ndaj kompanisë ‘Bankers Petroleum’ në vitin 2009 është “pezulluar” të paguhet nga ish-ministrja e Financave sot ministre e Bujqësisë, Anila Denaj. Ai thotë se edhe opozita është e përlyer në këtë aferë dhe në këtë mënyrë hesht për çështjen, ndërsa fton SPAK-un ta hetojë.

“Kjo gjobe 100 milion euro vendosur ndaj kompanisë BANKERS PETROL nga Drejtoria e Doganave me 31 maj 2019, eshte “pezulluar” te paguhet ne menyre arbitrare te kundraligjshme nga ish ministrja e Financave sot ministre e Bujqësisë zj Anila Denaj.

Denoncimi i Murrizit: Gjoba 100 mln euro ndaj kompanisë Bankers Petroleum

Kjo gjobe 100 milion euro vendosur ndaj kompanisë BANKERS PETROL nga Drejtoria e Doganave me 31 maj 2019, eshte “pezulluar” te paguhet ne menyre arbitrare te kundraligjshme nga ish ministrja e Financave sot ministre e Bujqësisë zj Anila Denaj.

Çudi qe prej 4 vitesh e gjysem, nuk flet dhe nuk belbezon askush nga politika

Nuk kam degjuar asnje fjale nga opozita qe per shou nuk ka lene gje pa bere sikur denoncon.

Kjo afere eshte sa 1 e katerta e vjedhjes se inceneratoreve. Atehere pse heshtni?????

Sjellja me standarte te dyfishta per fenomene te njenjta eshte hipokrizi dhe ju ben pis nga koka tek kembet ne ate palo moral mdershmerie

Sjellja ne menyre diferencuese ndaj hajduteve te mdryshem te qeverise, ka bere qe besimi te jete ne kuotat me te uleta ne historine 33 vjeçare pluralizem, ndaj opozites

Ftoj SPAKUN te nis hetim per kete afere skandaloze 100 milion euro qe eshte korrupsion i paster sepse kjo gjobe nuk mund te “falet” kurre nga asnje minister por vetem nga gjykata administrative pasi te ankimohet me pare ne komisionin e apelimit prane Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave.

Sapo te nisni hetimin, do te vereni qe tek afera me e madhe e 20 viteve te fundit BANKERS PETROL qe ka grabitur mbi 8 miliard euro pasuri nentokesore te Shqiptareve nga viti 2004, jane bashke te gjitha partite dhe qent e politikes se ketij vendi

Do te shikoni se “avokat” te kesaj kompanie grabitqare jane ish- deputet dhe ish-ministra nga te dy krahet e politikes.

Per mua HAJDUTET jane ne nje parti por bejne sikur zihen, per tu hedhur hi syve Shqiptareve dhe per tu shplare trute militanteve te tyre”, shkruan Murrizi ne rrjetet sociale.