Oligarku Shefqet Kastrati po shkatërron parkun e Liqenit me kulla në Tiranë, askush nuk flet, as opozita

Oligarkia ka kapur prej fyti shoqërinë shqiptare dhe bashkë me qeveritarët e korruptuar po rrëmbejnë dhe zenë ato pak sektorë që kanë mbetur duke mos kursyer as pemet dhe parqet.

Prej vitesh oligarku Shefqet Kastrati po ndërton te parku i Liqenit të Tiranës disa kulla shumë katëshe, të cilat u ngritën pasi ai bleu ish-hotelin Sheraton.

Oligarku Shefqet Kastrati po shkatërron parkun e Liqenit me kulla në Tiranë, askush nuk flet, as opozita
Oligarku Shefqet Kastrati po shkatërron parkun e Liqenit me kulla në Tiranë, askush nuk flet, as opozita

Ngritja e kullave është bërë në kurriz të shkatërrimit të kësaj pjese te parkut, ndërsa metri katror shitet me çmime te frikshme.

Për shkak se oligarkët paguajnë shuma të konsiderueshme në media në forme reklamash, një shkatërrim i tillë i parkut nuk shihet shumë nëpër ekrane apo portale, por situata duket të jetë kaotike.

LEXO: Thellohet skandali me pronat e ushtrise , Kastrati zapton edhe ish- depon e minave në Porto Romano

Sëfundmi, për çështjen në fjalë ka reaguar edhe gazetari Ermal Mulosmani, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Shefqet Kastratin për shkatërrimin e parkut me kullat shumëkatëshe, ndërsa ka kërkuar nga Belind Këlliçi që të ngulet aty dhe të denoncojë këtë barbari ndaj Tiranës.

Mulosmani shprehet se kandidati që nuk denoncon kullat e Kastratit dhe oligarkëve të tjerë në Tiranë nuk të votohet.

Nëse do të isha në vend të Belind Këlliçit do të rrija çdo ditë në hyrje të Liqenit, te Juvenilja, dhe do denoncoja masakrën e pyllit të Liqenit Artificial, ku u hoqën pemët dhe u mbollën grataçela. Shkatërrimi i mushkërive të qytetit është faji më i madh në të cilin Erion Veliaj është të paktën bashkëfajtor. Përfitues janë Shefqet Kastrati dhe Arben Ahmetaj. Ky i fundit ka shfaqur interes të drejtpërdrejtë për të hequr shkrime ku denoncohej kjo masakër sa mjedisore dhe mafiozo-kriminale. Ato ndërtesa brenda zonës së mbrojtur janë shkelja më flagrante e çdo plani urbanistik. Ai kandidat që nuk i denoncon me kurajo nuk meriton të votohet”, shkruan Mulosmani në Facebook.

Kastrati nuk është i vetmi që ka ngrënë parkun e Liqenit. Përballë Filologjikut ka ndërtuar Samir Mane, kurse te diga është duke bërë kërdinë oligarku tjetër Bashkim Ulaj.

Oligarkia njeh vetëm një ngjyrë këtu, atë të parasë, ndërsa ndasitë politike janë vetëm në publik, pasi pazaret i bëjnë bashkë për të shkatërruar qytetet dhe vendin në shërbim të xhepave të tyre që nuk dinë të ngopen. /Gazeta Jonë