Deputetja laburiste, Fleur Anderson ka alarmuar Parlamentin e Britanisë së Madhe, duke theksuar se planet e Putinit janë të rrezikshme në lidhje me destabilizimin e Ballkanit.
Ajo ka shtua se presidenti i Rusisë synon të bëj me Ballkanin atë që po bën më Ukrainën.
“Nëse ka ndodnjë këtu që mendon se Putini nuk ka qëllime në Ballkan të ngjashme si ato në Ukrainë duhet ta mendojë sërish. Nëse mendoni se paqja nuk është aq lehtë e cënueshme duke marrë në konsideratë realitete si ai shteteve të Ballkanit dhe sidomos në Republika Serpska, atëherë duhet ta mendojë sërish këtë gjë. Dhuna në Ukrainë konfirmon se Putini ka qëllime të destabilizojë me të njëjtën formë edhe rajonin e Ballkanit”, tha ajo.
Deputetja kërkoi nga Parlamenti dhe qeveria e Britanisë së Madhe që të rrisë kapacitetet mbrojtëse të shteteve të Ballkanit.
“Britania e Madhe vijon që të mos ketë një strategji të mirëfilltë parandalimi të këtyre aktiviteteve. Ne duhet ta mendojmë seriozisht këtë duke rritur kapacitetet mbrojtëse të këtyre shteteve, por edhe duke aplikuar sanksione ndaj personave që duan destabilitetin e rajonit. Për shembull, në lidhje me Milorad Dodikun dhe pjestarët e regjimit të tij, ne duhet të shohim mundësinë e sanksioneve, ashtu siç kanë bërë SHBA-të”, tha ajo.