I ftuar në a2, gazetari Stavri Marko ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka deklaruar se, pritet që në Shqipëri të krijohet një parti e re greke.

Sipas Markos, krijimi i kësaj partie, edhe pse për momentin është vetëm një ide, do të mblidhte gjithë komunitetin grek që jeton në Himarë dhe jo vetëm, në një parti për t’i përfaqësuar ata në parlamentin shqiptar.

“Nuk besoj se z. Tavo do të shkonte deri në atë pikë sa të shkonte në Himarë, do çmontohet një koncept në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri.

Kemi të bëjmë me qindra mijëra mesa di unë, shtetas grekë, të cilët përbëjnë një forcë të konsiderueshme dhe taktika greke besoj se tani do ti përdorë, do të bëjë një grumbullim të shtetasve grekë. Ata që janë të detyruar që të zbatojnë ligjet e shtetit grek.

Mendoj që do të ketë një lëvizje të re për unifikimin e faktorit grek, të minoritetit grek në Shqipëri. Deri diku do të kemi një formim të ri, ndoshta një parti të re, të përbëri nga komuniteti grek, diçka që është diskutuar vite më parë.

Ndoshta do të kemi gjëra shumë më të reja mesa shikoj, sepse po shohim që faktori grek është dobësuar. Siç janë partitë politike shqiptare në Maqedoni, mal të zi , apo siç janë partitë serbe në Kosovë. Greqia ka mbajtur Omonian, që ishte një organizatë politike, jo parti, kështu që ka mbajtur nivelet e ulëta të përfaqësimit në parlamentin shqiptar.

Greqia gjithmonë mburrej që ka përfaqësues nga një parti në një parti tjetër dhe tashmë janë duke u ndërtuar një strategji që qytetarët që janë pjesëtarë të komunitetit grek, ndoshta për të mbrojtur territorin e tyre, pronën e tyre siç po ndodh në Himarë, do të grupohen politikisht si e vetmja mënyrë për të pasur një përfaqësim dinjitoz në parlamentin shqiptare.

Kjo është një ide. Ende nuk ka filluar presioni i lënë në mes, që është vetoja. Frytet e para pritet të jenë tani pas pranverës.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje, Stavri Marko