Ka dështuar operacioni i radhës në kuadër të kapjes së personave në kërkim, edhe në kuadër të “Plumbit të Artë”. Ai është zhvilluar në disa qytete të vendit, ndërsa vëmendja kryesore ka qenë në qytetin e Elbasanit.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit për goditjen e personazheve të krimit, apo kapjen e personave që lëvizin të armatosur.

Gazeta Jone tregon se asnjë person me rëndësi për organet e drejtësisë, nuk është vënë në pranga, ndërsa ka rezervime sa u përket informacioneve që ka patur policia në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

20 persona janë arrestuar deri tani në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa në kërkim ndodhen edhe 12 të tjerë nga 32 urdhër arrestet e firmosura nga Gjakata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK.