Detaje të reja nga vdekja e turistes polake në Durrës, e cila ra nga pallati ku ishte akomoduar për pushime.
55-vjeçarja Barbara Vashkov ra nga kati i gjashtë hotelit ‘Royal’në Durrës që ndodhet në lagjen nr.13.
Turistja polake e cila ndërroi jetë aksidentalisht ishte akomoduar në ‘Hotelin Royal’, së bashku me bashkëshortin e saj në katin e gjashtë të hotelit.
Barbara Vashkov ka rënë nga kati i 6-të në orën 2 të mëngjesit duke gjetur vdekjen, pasi ka rënë në pishinën e hotelit.
Video e marrë nga joq:
Policia ka kryer veprimet e para hetimore dhe konkluzioni paraprak i saj është se nuk ka elementë të veprës kriminale pra është një ngjarje aksidentale.
Burime për VoxNews thanë se shkak mund të jetë bërë konsumimi i pijeve alkoolike nga ana e viktimës, për këtë qëllim do të kryhen analizat toksikologjike që përgjigja të jetë shkencore.