Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti, policia e mban të fshehur identitetin e tij në kuadër të hetimeve.

Lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulollari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht.

Brenda automjetit të sekeustruar disa kohë më parë janë përftuar profile gjenetike AND-je, të cilat bëjnë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve.

Rezulton që Albi Mecini të jetë me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

Mecini ndihmoi Admir Tafilin të ikte nga burgu

Albi Mecini ka qenë i dënuar më parë pasi ka ndihmuar të arratisen persona nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë në nëntor të vitin 2013, Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Grorin.

Kush janë të zhdukurit në Sarandë?

1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”.

I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Rrëmbimi i Sulollarit dhe Thodhorit

Hetuesit kanë ngritur dyshime të arsyeshme, se i arrestuari i sotshëm me çanta me tritol, Albi Mecini, është autor i dyshuar për dy zhdukjet e bujshme në Sarandë të miqve Sulollari dhe Thodhori.

Pa dhënë më shumë detaje se çfarë provash siguroi për ta lidhur të arrestuarin me tritol me zhduket e prillit në Sarandë, Policia zbulon se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 25 vjeçar, gjithashtu nga Kamza, të cilin thotë se e ka shpallur në kërkim.

Për të dy, sot Gjykata e Sarandës ka caktuar masë arresti me burg për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” .