Policia ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës.
Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.