![-640-0-900-0-1720384748xaksident-rrugor-naten-779-1725693484](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2024/09/640-0-900-0-1720384748xaksident-rrugor-naten-779-1725693484.jpg)
Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Laç.
Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.