Ndonjëherë, njerëzit që tradhtojnë, pa dashur, priren të lënë pas dëshmitë e tradhtisë së tyre, si për shembull një mesazh që harrohet të fshihet apo veshja e dikujt tjetër në vendin e gabuar.

Për një grua, rasti kur ajo zbuloi tradhtinë, ishte diçka krejt ndryshe. Në një video, Ximena Salazar ndau pikërisht çfarë e bëri të kuptonte se çfarë po ndodhte.

Ajo tha se kishte një javë që ishte larguar për të vizituar familjen, por kur u kthye në shtëpi, gjeti të gjitha gjërat e banjës së saj nën lavaman.

Duket sikur i dashuri i saj po përpiqej të fshihte faktin që ai jetonte me të. Salazar, megjithatë, thotë se “në fillim nuk i shkoi aspak mendja te kjo”, por rrjedhimisht, e kuptoi më vonë.

Ndërkohë, në seksionin e komenteve, njerëz të tjerë ndanë eksperiencat e tyre me “zbulime” të ngjashme.

“Unë isha jashtë qytetit për punë dhe ai i kishte vendosur gjithë gjërat e mia në banjën e dhomës së miqve”.
Një tjetër shkruante:

“Furça ime e dhëmbëve ishte në plehra.”
Dikush tjetër u shpreh:

“Një herë u ktheva në shtëpi nga puna dhe pashë që të gjitha kornizat me fotot tona ishin hequr. E pyeta bashkëshortin dhe ai më tha thjesht ‘s’e di’.”
Në një këndvështrim më pozitiv, Salazar thotë se “mësoi shumë nga përvoja me ish-partnerin e saj”.

“Kam pranuar se trishtimi do jetë pjesë e këtij udhëtimi, por nuk do jetë kurrë aspekti kryesor i tij. Kam një rrugë të gjatë për të bërë dhe zgjedh të gjej lumturinë brenda vetes!”
Burimi: The Sun