Pacientët me diabet mbi 65 vjeç, kanë mbetur të zhgënjyer pasi kanë pritur që në muajin janar fishat për matjen e glicemisë t’i merrnin falas, të paktën kështu ishte premtuar disa herë nga ministrja e Shëndetësisë.
Në daljen e saj të parë publike përballë gazetarëve pas dy viteve pandemi, ajo e shtyu afatin për në muajin shkurt.
“Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit për moshat mbi 65 vjeç, ne e kemi parashikuar në bixhetin tonë, jemi duke punuar dhe jemi besim plotë për muajin shkurt”- tha Ogerta Manastriliu më 10 janar.
Pacientët që do të përfitojnë janë pensionistë dhe fishat e diabetit të cilat vazhdojnë t’i blejnë me para i rëndojnë sadopak. Ndaj, ata shprehen të zhgënjyer .
“Kanë thënë që në vitin 2022 dhe deri më sot nuk po i japin. Po gënjejnë, kjo nuk është shaka. Më ‘vret’ se unë 100 mij lekë pension marr.”
“Unë po pres datën 20 gusht. Kjo do na ndihmonte që të kontrollonim diabetin”– shprehen pensionistët.
Mësohet se fishat e diabetit do të rimburoshen gjate vitit 2023, por kjo mund të ndodhë vetëm në fund të muajit mars, ndërkohë që premtimi për rimbursimin ka nisur që në muajin shtator të vitit 2022.