Moti për ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.

Temperaturat minimale pritet të jenë zero gradë Celsius në disa qytete he maksimalet 17 gradë.

Në orët e mbrëmjes era kthen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.