Vendi ynë do të jetë me mot me diell dhe me vranësira mesatare pasdite në verilindje dhe juglindje.
Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 17-21 gjatë ditës 35 °C në veri deri në 34-39°C në zonat e ulëta dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.
Moti është i favorshëm për të gjithë ata që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar, ndërkohë që mjekët rekomandojnë që moshate treta të shmangin daljet nga banesa në oraret e pikut.