Prej ditësh Einxhel dhe Dagz ndodhen në Belek të Turqisë duke shijuar pushimet e para së bashku. Moderatorja është treguar shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit pothuajse çdo moment.

Mirëpo, Einxhelin e ka kapur së fundmi temperatura dhe ajo ia ka lënë fajin “syrit të keq”. Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto të termometrit duke shkruar: Aaa po vazhduam kështu s’do postoj më.

Einxhel e ka mbushur Instagramin e saj me simbolin që të mbron nga mësyshi. Ajo e ka vendosur këtë emoji dhe krahas çdo fotoje të publikuar nga pushimet.