Ka mjaftuar që të publikojë një foto në profilin e saj në “Instagram” dhe e gjithë vëmendja të jetë tek ajo. Është fjala për moderatoren e njohur, Bora Zemani, të cilën e kanë krahasuar me Einxhel Shkirën.

Në foton e publikuar në “Instagram”, Bora shfaqet me një kapele dhe pa make-up. “Punë punë… po dhe ndonjë foto”, ka shkruar ajo bashkëngjitur me pozën që ka marrë menjëherë mijëra pëlqime.

Ndjekësit e krahasuan me ish-banoren e BB VIP, Bora Zemani bën

Por jo vetëm kaq, pasi ndjekësit e kanë komentuar shumë këtë foto dhe vihet re se ata e kanë krahasuar me Einxhel, duke i shkruar se sa ngjajnë.

Kjo ngjashmëri lidhet me kapelën (që Shkira e vendos shpesh), por edhe pozicioni që Bora ka marrë, fansat janë ngatërruar.

Ndjekësit e krahasuan me ish-banoren e BB VIP, Bora Zemani bën

“Like nëse ju duket si Einxhel”, shkruan dikush komenti i të cilit mori mijëra pëlqime brenda pak orësh. Të tjerë shkruajnë: “Mendova se ishte Einxhel”, “Ua si Einxhel”, “Si Einxhel dukesh” teksa nuk kanë ngurruar t’i bëjnë tag Einxhel.

Por duket se ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak Borës, e cila pak më vonë ka vendosur që ta fshijë fare postimin e saj. Nuk dihet nëse veprimin e papritur e ka bërë për shkak të komenteve apo ishte e pavendosur me publikimin e fotos.