Prej vitesh i kanë bërë diss-e njëri-tjetrit, janë përplasur fizikisht dhe kanë shkaktuar tension mes fansave.
Mirëpo, këtë vit Noizy dhe Stresi vendosën të bëjnë paqe e t’i lënë pas mëritë e të shkuarës.
Çdo ofendim është falur dhe çdo tension është shuar mes dy djemve. Madje, ata kanë nisur ta mbështesin njëri-tjetrin në projektet e secilit.
Përveçse janë bërë follow në Instagram, kemi parë edhe herë pas here komente të të dyve nëpër postime.
Stresi ndjek një prej faqeve të biznesit të Noizy-t. Për më tepër, në një koment i ka kërkuar një kostum dhuratë dhe gjejeni kush ia ktheu përgjigjen në faqe? Vetë Noizy.
“I pari sa të dali koleksioni i ri famm”- shkruan reperi. Po po, e quajti familje, siç e patë!
“Kanë ndodhur shumë gjëra këto 12 vite dhe nuk është se i përmbledh të gjitha me një live. Kështu që sa i përket historisë midis meje dhe tjetrit nuk mjafton një live. Ideja është që janë falë gjakra më të mëdhaja në Shqipëri të paktën dhe nuk do jetë një çudi e madhe me falë tjetri tjetrin. Unë si kam bërë ndonjëherë ‘diss’, por ka ndodhur e kundërta janë bërë shumë ‘diss-a’ ndaj meje janë sharë shumë njerëz të afërm të mi, mbaj mend në një këngë ‘diss’ atëherë mu ka përmend goca. Kjo është edhe betimi im që u bë që nuk do kem më punë me palën tjetë, as shok as armik. Prandaj, më janë sharë shumë njerëz nëpër ‘diss-e’ dhe nuk mund ta merrja vendimin i vetëm. Pas shumë përpjekjesh nga Arkimedi, pas shumë përmendje emrash ka thënë që jam i talentuar disa herë ka thënë që është ndër repistat më të mirë dhe në fund bëri atë videon. Kështu që nëse nuk do jemi shokë të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon nuk kam frikë dhe nuk fal nga frika, por fal se jam burrë. Mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë duhet të bëjmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Sa i përket gjërave tjera, ia lëmë kohës”- tha më herët Noizy.