Ka vetëm dy mundësi për të ngrënë gjatë Ramazanit: herët në mëngjes para lindjes së diellit (Syfyr) dhe pas perëndimit të diellit në mbrëmje (Iftar). Vakti i mëngjesit mund të jetë i lehtë për t’u anashkaluar, pasi është e vështirë të kesh oreks kaq herët në mëngjes. Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos e anashkaloni këtë vakt. Zgjedhjet ushqimore që bëni do të ndikojnë në energjinë tuaj gjatë gjithë ditës. Shpeshherë njerëzit i drejtohen karbohidrateve të thjeshta për vaktin e mëngjesit, por karbohidratet e thjeshta nuk do të japin energji afatgjatë.  Në vend të tyre, mjekët rekomandojnë të hani drithëra të shoqëruara me yndyrna dhe proteina të shëndetshme, si dhe fruta dhe perime.
Qëndroni të hidratuar

Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm dhe ka shumë përfitime shëndetësore. Ruajtja e marrjes së ujit mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e kushteve shëndetësore dhe ka një rol në parandalimin dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës, migrenës, gurëve në veshka, si dhe në ruajtjen e presionit të gjakut. Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndikojë në humor të dobët dhe lodhje. Kjo mund të ndikojë në nivelet e energjisë dhe kujtesën.

Por si të qëndroni të hidratuar kur nuk mund të pini ujë midis lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit?

1. Përdorni kohën para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit si një mundësi për të rihidratuar dhe për të përmbushur marrjen e rekomanduar të ujit. Mbajeni një shishe uji afër gjatë gjithë natës dhe pijeni sa herë që të jetë e mundur.

2. Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’i kushtoni vëmendje ushqimeve që po hani. Ndërsa ëmbëlsirat gjatë Ramazanit mund të jenë shumë joshëse, përpiquni të zgjidhni ushqime me përmbajtje të lartë uji.

3. Konsumi i frutave dhe perimeve të mbushura me sasi të konsiderueshme uji. (luleshtrydhe, domate, kastraveca, shalqi etj.)

Kontrolloni porcionet

Ushqimet tradicionale mund të jenë të rënda dhe me përmbjte të lartë të yndyrës dhe nëse janë një zgjidhje e përdishme, dita e nesërme mund t’ju gjejë të lodhur dhe të fryrë. Përpiquni që të hani lehtë dhe mirë pasi periudha e të agjeruarit nuk është ngjarje disa ditore, por një-mujore. Sipas ekspertëve këshillohet që të ketë një shpërndarje të ushqimeve si mëposhtë:

Perime ose sallatë: Gjysmë pjate.

Karbohidratet: çerek pjate. Nëse zgjidhni të hani karbohidrate të rafinuara, jini të ndërgjegjshëm për ta mbajtur atë në minimum.

Proteina: çerek pjate.