Ilir meta lë sot detyrën si president i Shqipërisë dhe Bajram Begaj betohet sot si kreu i ri i shtetit.

Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook është shprehur se ka qen privilegj që ti shërbente Shqipërisë 5 vjet si President.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.