Është po aq e pritur sa dhe nata e ndërrimit të viteve! Njihet si ‘Dita e Gënjeshtrave’ dhe festohet kudo në botë në datën 1 Prill. Tradita kërkon që në një ditë të vetme në vit, gënjeshtrat e bardha e argëtuese të lejohen. Pjesëtarë të familjes, miq apo kolegë punë vihen në lojë për të parë se sa shpejt do të mund ta kuptojnë të vërtetën.
Ne sot, ndryshe nga tradita, do të bëjmë të kundërtën! Do t’ju tregojmë disa të vërteta që të mos ‘viheni në lojë’ nga mitet më të dëgjuara.
Ne përdorim vetëm 10% të trurit
Kjo ‘bestytni’ filloi të përhapej me shpejtësi pasi Morgan Freeman, në rolin e një mjeku neurolog, thotë shprehjen e famshme: ‘Është llogaritur se njerëzit përdorin vetëm 10% të kapacitetit të trurit. Mendoni çfarë do të arrinim nëse do të kapnim 100%”. Por nëse pyesni një neurolog të vërtetë me shumë mundësi do të qeshë me ju! Truri është organi më i fuqishëm dhe kompleks, i cili me të gjitha funksionet që ka përsipër shfrytëzon të gjithë kapacitetin e tij për t’i përmbushur. Pasi vetëm kështu mund të jetë I shëndetshëm dhe të mos shfaqë probleme shëndetësore.
Rrufeja nuk bie kurrë dy herë në të njëjtin vend
Mit i cili përdoret për të thënë se ‘e keqja nuk të gjen dy herë’, për të dhënë pak shpresë, mbase shtysë për mos u dorëzuar nëse diçka ka shkuar ndryshe nga se e prisnit. Por, shkencëtarët këshillojnë që të ndryshohet si shprehje, pasi nuk është e vërtetë. Rrufeja zakonisht godet objektin e parë që arrin të ketë kontakt, qoftë kjo një pemë apo ndërtesë, dhe shumë herë godet në të njëjtin vend.
Antibiotikët ‘luftojnë’ viruset
Mund t’ju duket e pamundur, por antibiotikët duhet të përdoren vetëm për të tajtuar problemet e shkaktuara nga bakteret. Edhe pse jemi mësuar që sa herë që kemi ndonjë shqetësim të lehtë, apo shohim që trupi ynë nuk është në 100% e tij, shkojmë tek farmacia e parë dhe marrim antibiotikë. Prandaj, ju këshillojmë që para se t’i blini, të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes.
Alternativat pa tym janë të gjitha njësoj
Edhe pse përfshihen në një bashkësi të njëjtë, kategoritë e alternativave pa tym janë të shumta. Dy prej të cilave ngatërrohen më shpesh janë cigaret elektronike dhe pajisjet me ngrohje. Ndyshimi i parë mes tyre është se cigaret elektronike funksionojnë përmes një lëngu që përmban nikotinë, e ndërsa pajisjet me ngrohje në thelb kanë ngrohjen e fijeve të duhanit. Ndryshimi tjetër mes këtyre dy kategorive, lidhet me lëndën e parë. Cigaret elektronike përdorin nikotinë të përpunuar, kurse pajisjet me ngrohje përdorin nikotinën natyrale, e cila vjen nga gjethet e bimës së duhanit.