Ashtu siç u bë me dije pak ditë më parë, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina. Duke nisur nga nesër, çdo e diel e parë e muajve në vijim do të jetë pa makina për të ndërgjegjësuar qytetarët për shmangien e përdorimit të automjeteve.

Më poshtë, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nesër, më 3 prill, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish-Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish-Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

– Për të gjitha automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.