Moderatorja Katerina Trungu, kishte të ftuar dje në emisionin e saj “Shije Shtëpie”, konkurrentin e programit ” Love Story” Xhoni Pojani. Me nisjen e emisionit Xhoni shprehu pakënaqësin tek moderatorja për ftesën e tij në program, pasi nuk e kishin njoftuar vet atë por partneren e tij modelen Romina Hodaj, teksa ishin të ftuar të dy. Xhoni e ka zgjatur si debat teksa i tha se ata nuk janë aq të duhur si program, kjo ka nxehur shumë moderatoren. Pas disa replikave mes tyre Xhoni është larguar nga emisioni.

Debati i Katerinës dhe Xhonit:

Xhoni:E kam pak me programin tend, se nuk jeni aq të duhur.

Katerina:E ç’më ka gjetur mua.

Xhoni: Ju morrët Rominën,dhe jo mua që më këni ftuar në emision dhe në fund fare t’iu marrë unë juve si të më sillni mua këtu, ose ta di unë si të vijë. Dhe mos tua lë programin bosh.

Katerina: Nëse do mund ta lësh bosh, por e para njëherë ky është televizion.

Xhoni: Po, do unë iki?

Katerina: Romina Konsiderohet partnerja jote, ne kemi komunikuar me Rominën.

Xhoni: është prograim jot, nuk jam fare njeri arrogant por ti e merr përsipër ti duhet ta drejtosh.

Katerina: Unë e di kush është i ftuar ka një autore, një gazeare, një moderatore.

Xhoni: Mos të ishte Klani sdo kisha ardhur.

Katerina: Romina nuk të njoftoi ty?

Xhoni: Nuk erdha të talleni ju me mua.

Katerina: Meqë dëshiron ta bëjm këtë debat live, e bëjmë.Unë e pyeta a dëshironi të vini të dy.

Xhoni: Ama është munges respekti, a ke ti burrë në shtëpi ta marë unë në telefon dhe ti them je ftuar me gruan tënde.

Katerina:Edhe unë mos të pranoi. Për mua nëse repektohet bashkëshorti im, është i vlefshëm respekti.

Xhoni:Faleminderit shumë! Mirupafshim.

Katerina:Mirupafshim Xhoni.

Në fund, e gjitha kishte qenë një shaka për 1 Prill. Xhoni kthehet dhe përqafon Katerinën.