Çdo grua në pritje të ëmbël mezi e pret momentin e parë kur do të mbajë në krahë foshnjën e saj, por për Carol Fenner, mamanë e re nga Florida, ky moment do të ishte pakëz i çuditshëm pasi vajza e saj Luna ishte ndryshe. Ajo ishte treguar e kujdesshme gjatë gjithë shtatzënisë dhe nga ekzaminimet e kryera dukej se çdo po shkonte mirë, ndaj nuk mund të mos habitej kur pa njollën e errët që mbulonte një pjesë të ballit, qepallat, hundën dhe një pjesë të faqeve të të porsalindurës. Dukej sikur Luna kishte lindur me maskën e Batman-it.

Sipas mjekëve, kjo patologji e lëkurës njihet me emrin Nevus kongjenital melanocitik dhe ndodh një në çdo 20.000 lindje pasi qelizat përgjegjëse për prodhimin e pigmentit të lëkurës grumbullohen në një vend në mitër, në vend që të shpërndahen në mënyrë të barabartë.

Hulumtimet shkencore kanë provuar se për aq kohë sa njollat janë të vogla nuk janë të dëmshme, ndërsa në rastin e Lunës, një shenjë kaq e madhe rriste rrezikun e shfaqjes së kancerit të lëkurës. Mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomanduan që Luna t’i nënshtrohej disa operacioneve gjatë katër viteve të ardhshme, por një mjek rus, Pavel Popov, një specialist lazeri dhe kanceri do të kontaktonte nënën e dëshpëruar për t’i ofruar një zgjidhje më të shpejtë dhe po aq efikase.

Pasi mori gjithë informacionin e nevojshëm, mamaja e Lunës vendosi që të shkojë në Rusi dhjetorin e kaluar, ku vogëlushja iu nënshtrua dy ndërhyrjeve të para për heqjen e shenjës së madhe falë terapisë fotodinamike, një procedurë e re që përdoret në pak vende të botës dhe rezultatet janë thjesht mbresëlënëse.

“Luna tashmë ka filluar të flasë dhe thotë vetë ‘Më iku njolla e zezë. Unë jam një princeshe’, “-thotë Carol, duke mos fshehur emocionet dhe gëzimin për gjithçka që po ndodh.