Becky Turney, një 40 vjeçare nga Alaska u martua 2 vite pas tragjedisë më të madhe që mund t’i ndodhi një nëne, humbjen e djalit të saj, Triston 19 vjeç.
Në ditën e martesës, në dasmën e saj një karrige ishte bosh. Pikërisht në kujtim të djalit të saj.
“Në ditën e dasmës tënde do të jem në qiell, çfarë mund të bëj?
Unë do të vij në tokë që ta kaloj këtë ditë të veçantë me ju, ndaj më ruani një vend, një karrige boshe. Ju nuk mund të më shihni, por unë do të jem aty!”, shkruhej në vendin bosh.
Kelly Turney, bashkëshorti i saj mendoi surprizën më emocionuese për bashkëshorten dhe nuk e la bosh atë karrige atë ditë.
Pak minuta para ceremonisë, në dasmë u shfaq një djalosh i quajtur Jacob Kilby, 21 vjeçari i cili mbante në trup zemrën e djalit të ndjerë të Beckyt. Nëna e Triston shpëtoi jetën e 5 personave pas vdekjes së të birit duke dhuruar organet e tij.
Takimi i Becky me Jacob ishte padyshim më emocionuesi ku të dy shpërhtyen në të qara. Djali i saj nuk ishte i pranishëm në dasmë, por nëna po ndjente emocionet në zemrën e tij nëprmnjet një stetoskopi.
“Bërtita si një fëmijë. Ishte e pabesueshme ajo që po më ndodhte. Askush kurrë nuk kishte qenë në gjendje të më befasonte në këtë mënyrë”, tregon Becky me entuziazëm.