Cindy Marina dhe Genar Topalli e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Çifti i formuar pak kohë më parë, duket se kanë formalizuar lidhjen e tyre edhe për familjarët. Teksa ndodhet në Milano për disa projektet të sajat, misi ka treguar se bashkë me të është edhe babai i saj. Por, duket se bashkë me familjen është edhe Genari.
Djali i ish-kryeparlamentares i është bashkuar familjes së të dashurës së tij, duke pasur tashmë një raport zyrtar edhe për familjarët. Modelja pranoi vetëm pak kohë më parë këtë lidhje, duke folur për detajet e një historie të zbuluar së fundmi.
“
Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy.
Më tej, lidhur me faktin që e bën publike marrëdhënien e tyre për Shën Valentin, ajo tha se thjesht ishte momenti, duke deklaruar se nuk është shumë e dhënë pas dhuratave. Sakaq, moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij. “Unë nuk jam e dhënë pas dhuratave, mua më pëlqen të rrimë bashkë. Më pëlqen karakteri që ai ka”, shtoi ajo.
Një raport të mirë Cindy ka edhe me 17 familjen e Genarit, e kryesisht me Jozefinën. Duke e njohur të gjithë si djalin e saj, kurioze janë bërë mediat për marrëdhënien e politikanes me nusen dhe statusin e saj si vjehrrë. Duket se Cindy dhe Jozefina flasin “të njëjtën gjuhë” . Përmes “Instagram”-it mund të kuptojmë fare lehtë që “nuse-vjehrrë” kanë një marrëdhënie të mirë pasi përveçse ndiqen, nuk mungojnë reagimet në postimet e njëra-tjetrës.
Jozefina nuk mungon me një “like” edhe në postimet më provokuese të modeles, të cilat nuk janë të pakta në profilin e saj, nisur edhe nga profesioni. Tashmë që dyshja ka formalizuar raportin e tyre para familjarëve, dy të rinjtë janë gati edhe për të nisur bashkëjetesën në Tiranë. Kujtojmë që Cindy, në vitin 2019 u shpall “Miss Universe Albania”, ndërkohë ajo është edhe pasuesja titullare më e re e kombëtares së volejbollit shqiptar të femrave, ku ka debutuar që në moshën 17- vjeçare.
Po kush është Cindy dhe disa sekrete të saj në lidhje me pushtetin e bukurisë dhe dashurinë, i ka rrëfyer në një intervistë të saj për “Panorama Plus”. Cindy Marina erdhi në jetë kur Cindy Crawford ishte në kulmin e karrierës, ndaj nunët e saj vendosën ta pagëzonin me këtë emër që fati i “yllit” ta ndiqte gjithë jetën.
Sot, është 23 vjeçe dhe fitoi kurorën e “Miss Universe Albania” për të përfaqësuar Shqipërinë në garën ndërkombëtare në Kore. Për volejbollisten shkodrane të Kombëtares Shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkroi edhe “Los Angeles Times”, duke e bërë publikun ndërkombëtar të kthejë sytë nga ajo.
Po si e rrëfen veten përtej bukurisë së princeshës që beson te princi i kaltër. “Unë, edhe pse jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam lidhje të forta me Shqipërinë, sepse ky është viti i katërt që unë përfaqësoj denjësisht fanellën e Kombëtares së Volejbollit kuqezi. Dashurinë dhe lidhjen me Shqipërinë e kam falë gjakut dhe prindërve të mi të mrekullueshëm.
Më parë, unë isha një spektatore e thjeshtë e ‘Miss Universe’ dhe dëshira për të njohur më shumë vetveten dhe ndoshta edhe një sfidë e imja në skenën e madhe do të ishte eksperiencë në vetvete. Fitorja pa diskutim ishte shpërblim i angazhimit tim total për të bërë më të mirën time, ndihmuar nga mbështetja shumë e madhe që më dhanë familja, të afërmit dhe sporti. U ndjeva shumë e lumtur për një titull kaq prestigjioz”, tha ajo.