Mbrëmjen e sotme në “Dance Albania” Cindy Marina foli për herë të parë për lidhjen e saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. Bukuroshja tregoi se kanë 2 vite të lidhur dhe se ai e ka shtyrë që të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit.

“Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më shikoi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri. Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë sepse tha se “të shkon shumë Dance, pse jo të mos ta provosh dhe të provosh me veten dhe ta fitosh”. Në këtë rrugëtim nuk jam vetëm për vete, por edhe për Genarin”, u shpreh ajo.