Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, të njohur ndryshe dhe si gjenerali i bandës famëkeqe në Tiranë, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht njerkën e tij.

Shkak për nisjen e konfliktit mes tyre është bërë një vilë që u ka lënë trashëgimi Nehat Kulla pasi ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në vitin 2020, si pasojë e përballjes me koronavirusin.

Por, që prej asaj kohe, djali i tij përplaset vazhdimisht me bashkëshorten e dytë të babait për pronësinë e vilës së ‘gjeneralit’, që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

Gazetarja Keti Banushi shkruan për Shqiptarja.com se dyshja kanë përfunduar shumë herë në polici për këtë arsye dhe njerka e Robert Kullës ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Të dy kanë certifikatë pronësie dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim, por këtë herë rasti kishte kaluar në vetëgjyqësi pasi Robert Kulla ka thyer çelësin e bravës së shtëpisë.