Elton Iliriani ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh.

“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.

Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit.

Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”, u shpreh ai.

Elton Ilirjani ka rrëfyer me tëj detaje tronditëse për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.

“Të dy atë e bir erdhën të maskuar, më kanë bërë shumë përshtypje kur isha në holl erdhën dy njerëz që kishin vetëm sytë të zbuluar, sepse gjithë kjo zhurmë që u bë në mediat shqiptare dhe kërcënimet që merrte Robert kishte bërë dhe një impakt negativ dhe te vetë djali. I thash ‘pse gjithë kjo frikë’ dhe më tha ‘kam frikë se do më vrasin babanë’.