Duke e konsideruar veten si një “lojtare të fortë”, Dea Mishel është shprehur se Luizi e ka frikë dhe se loja e saj ka filluar ta trembë këngëtarin.

Teksa ishte duke biseduar me banorët Dea u shpreh se Luizi e di që nuk do të arrijë ta nxjerrë nga vetja dhe se ajo po e injoron komplet.

Më tej gjatë një bisede me Oltën dhe Tean, Dea tha se Luizi nuk është burrë që përdor atë ton zëri me një vajzë. Aq më tepër sipas saj, kur është burrë i madh.

Olta: Luizi të do të mbaruar ty.

Dea: Ai është trembur. Kam përshtypjen se do ta mbulojë me “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë. Unë jam shumë e ftohtë, ndërsa ai e humbi fare dje me mua. Ai këtë ka lojën më të fortë, që të të nxjerrë nga vetja. Fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë.