Ish-banori Bledi Mane ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”. Gazetari i njohur u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka marrë kërcënime nga mbështetësit e Luiz Ejllit.

Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në Big Brother VIP më kanë kërcënuar, se kishte dalë nëpër portale se do bëhesha pjesë e formatit. Hyje në shtëpi i frustruar. Aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, se unë isha shumë i informuar nga jashtë për të gjithë. E nisa pak i trembur lojën. Por kur dola ndryshoi situata, pasi fansat e Luizit më dërgonin zemra”, tha Mane.

Kujtojmë që Bledi Mane para se të futej në Big Brother hodhi akuza të pavërteta ndaj Luizit për të cilin tha se është një lojtar bixhozi dhe frekuentues i rregullt i kazinove.