Tan Brahimi është një nga banorët e rinj që është bërë pjesë e Big Brother. Natën e “Prime” të kaluar, ai është ndjerë shumë fajtor që nuk e ka mbështetur Valbonën dhe ka kërkuar të largohet nga gara, por më pas banorët e bindën që të qëndrojë.

Tashmë, banorët kanë mundësinë që të pranojnë sfidën e Big Brother që të flenë në oborr në mënyrë që t’i bëjnë një surprizë Tanit. Nëse ata nuk do pranonin sfidën e Vëllait të madh që të kalonin natën jashtë, Tani nuk do mësonte se çfarë fshihet pas surprizës që është planifikuar për të.

Kështu, banorët dje vonë kanë nisur përgatitjet që të kalojnë natën në oborrin e shtëpisë. Kiara dhe Luiz krijuan një vend për ata të dy ndërsa banorët e tjerë po nxjerrin jashtë dyshekët dhe jorganët. Kjo nuk është hera e parë që banorëve u është dashur të kalojnë natën jashtë.