Do hyjë një banore e re në Big Brother VIP”. Kështu tha Bledi Mane teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Gazetari i njohur nuk përmendi emër, por teksa po e përshkruante banoren e re, ai u pyet nëse bëhej fjalë për Erjola Doçin.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri sërish nuk përmendi emër, thjesht tha se aktualisht është në “E Diell” dhe “provokon me format”. Gjithashtu Mane shtoi se ajo banore e re i duhet shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ndërkohë në fillim të intervistës, Bledi u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë e Big Brother ka marrë kërcënime nga fansat e Luizit. Shkak janë bërë pikërisht deklaratat pa fakte të Bledi Manes në lidhje me këngëtarit për të cilin tha se jashtë shtëpisë është lojtar bixhozi.