Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Shkodër ku një person është gjetur i vdekur në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, ku dyshohet se është vetëvrarë më armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi A. Xh., 48 vjeç.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.