Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një famijle shqiptare në Greqi. Katër anëtarë të një familjeje shqiptare janë gjetur të vdekur në zonën e Andravidës në Ilia. Fillimisht u raportua se bëhet fjalë për një masakër, ku babi shqiptar vrau gruan e tij fillimisht, më pas dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra.

Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej nga ish-bashkëshorti i gruas , i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën.