Balina Bodinaku, së fundmi në rolin e opinionistes në Big Brother Vip ka tërhequr shpesh herë vëmendjen e publikut me deklaratat e saj.

Ajo pati një debat virtual dhe me Beatrix Ramosaj, e cila e akuzoi Balinën se ka gënjyer se këngëtarja ka ikur me pushime me të dashurin e saj, ndërkohë që diçka e tillë ka qenë e pavërtetë.

Balina nuk u prek aspak nga situata, madje e cilësoi atë “absurde”.

Jo vetëm Big Brother, por dhe jeta private e Balina Bodinakut ka qenë në sytë e publikut.

E ftuar në emisionin e Aulona Mustës, opinionistja tregoi se ndër momentet më të vështira të jetës së saj ka qenë divorci. Ajo kishte përjetuar një situatë kritike shëndetësore gjithashtu.

“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.

Aktualisht, ajo është në një lidhje me gazetarin Andi Bushati, me të cilin bashkëjeton prej kohësh.