Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet së bashku me moderatoren Argjira Spanca dhe thotë se ajo është shtatzënë.
“Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, dëgjohet të thotë Bruno ndërsa në mbishkrimin e postimit shkruan: “Unë ftesën për baby shower-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv.”

Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga ana e Brunos apo fragment nga “E diell”, ku ai mesa duket do jetë i ftuar, por ende nuk ka asnjë reagim nga ana e çiftit.

Argjira dhe Graciano thanë publikisht muaj më parë se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë. Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës. “Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.