Efi ishte e ftuar sot në “Fan Club” një ditë pas eliminimit, për të treguar eksperiencën e saj brenda shtëpisë së famshme. Gjatë emisionit, Efi ka pasur dhe një përballje me Gerta Gixharin, motrën e Olta Gixharit.

Efi: As mua nuk më pëlqeu vetja kur bëra atë lloj reagimi, madje e kam thënë shumë shpesh që kam patur një ndjesi dhe i thoja edhe gocave si ta shpreh këtë që ndjej në mënyrë të edukuar, nuk e di…

Gerta: Thjesht qetësohu brenda vetes dhe…

Efi: Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat

Gerta: …Ndërto një paqe brenda vetes që ta përçosh tek njerëzit

Efi: Po, po, duket që s’e kam përçuar

Gerta: Po nuk e ke përçuar tek të gjithë sepse pate distancë nga të gjithë banorët në shtëpi.

Efi: Nga të gjithë ushtarët e Oltës?

Gerta: Nuk janë ushtarë, atëherë ti ishe ushtar i Luizit.

Efi: Po, jam, ke shumë të drejtë. Jam mësuar me një si puna jote brenda unë, nuk më duhet një e dytë.