Deputeti socialist Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale pas shpërthimit në kapanonin në Lushnjë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën tek spitali i Traumës.
I plagosuri Sokol Lumi, raportohet se ndodhet në gjendje shëndetësore stabël. Gjithashtu edhe të lënduarit e tjerë nga shpërthimi ndodhen jashtë rrezikut.
Shpërthimi ndodhi pasditen e së premtes (1 mars) teksa një vinç ku ndodheshin dy viktima Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer.
Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë!
Janë plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.
Policia e Lushnjës bëri me dije se kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industriale në Lushnjë, që iu mori jetën babë e bir.