Një anije mallrash britanike e goditur nga një raketë  e lëshuar nga rebelët Houthi muajin e kaluar, është fundosur tanimë, sipas qeverisë së Jemenit.

Rubymar me flamur Belize kishte marrë ujë dhe po lëvizte, pa pilot, drejt veriut pas sulmit në ngushticën Bab al Mandeb, pranë Detit të Kuq, më 18 shkurt.

24 anëtarët e ekuipazhit të saj u detyruan të braktisnin anijen, përpara se të shpëtoheshin nga Autoriteti Portual i Xhibutit.

Qeveria jemenase kontrollon pjesë të Jemenit, ndërsa Houthi-t kontrollojnë të tjera, duke përfshirë kryeqytetin, Sanaa.

Houthi pretendon se anija ishte fundosur javën e kaluar.