Djemtë e fisit Rraja dalin nga dera e PS, vajza Albora hyn nga “dritarja” në Asamble
Albora Rraja është emri më i ri në listën e anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste. Për shumëkënd është emër i panjohur për publikun por mbiemri është i njohur në politikë. Në fakt znj. Rraja është vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja. Albora është zgjedhur anëtare e Asamblesë së PS.
Si trashëgimtare e një familjeje që në politikë është ndjerë më shumë për skandale se fjalime në parlament, Albora do të përfaqësojë në Asamblenë e socialistëve asgjë më shumë se vlerat e familjes së saj.
Ajo është si fillim vajza e ish -deputeti Rrahman Rraja, babai i Alborës dha dorëheqjen nga mandati pas skandalit në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rarja u përfshinë në dhunën për guroren. Asokohe Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin babarbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të vriteshin.
Anëtarët e fisit Rraja janë të njohur për opinionin publik si persona të përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Dy vëllezërit e ish-deputetit Rraja, djali i tij, nipi dhe pronari i gurores Përparim Rraja rezultojnë ende persona në kërkim nga drejtësia.
Vëllai tjetër i ish deputetit socialist, Xhelal Rraja u arrestua në kuadër të aksionit Revanshi, pasi thurrte plane me Durim Bamin, Endrit Doklen për të vrarë ish-deputetin socialist Arben Ndoka.
Djali i Xhelal Rrajës, Ramazani, nipi i ish-deputetit, akuzohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Plarent Dervishaj, dhe tashmë është arrestuar. Ramazan Rraja akuzohet për atentatin te mbikalimi i Shkozeti, me një të vrarç e dy të plagosur. Në shënjestër ishte ish -prokurori i Durrësit Arjan Ndoj që mbeti i plagosur.Redjan Rraja, nipi tjetër i ish -deputetit socialist është dënuar me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje, pasi ka pas rolin e ekzekutorit.
Rexhep Rraja është i njihur lër publikun si personi që ushtroi dhunë barbare ndaj Xhisiela Malokut, ngjarje që u fsheh nga policia në atë kohë por zbulua nga Emiljano Nuhu, një ish- oficer që u detyrua nga presioni i fisit Rraja të kërkonte azil.
Vetë Rrahman Rraja dorëzoi mandatin pas publikimit të videos së dhunës së ushtruar ndaj Bilbil dhe Jashara Najas nga e gjithë familja Rraja. Kushërinjtë u rrahën barbarisht sepse protestonin për shpërthimet në gurore që po ju shkatërronin shtëpitë.
Nuk mund të paragjykosh një vajzë të re si Albora që ndoshta ndjek ëndrrën e vet për të hyrë në politikë. Por së pari, pasardhësja e një familje që më shumë se politikë ka prodhuar krim e dhunë duhet të distancohet nga aktet e familjarëve të saj. Përndryshe, Albora Rraja do jetë modeli i Reme Lalës dhe Ornaldo Rakipi si të deleguar të njerëzve problematike me drejtësinë.vna