Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, pohoi se djali i tij ka punuar që 14 vjeç.
Në News24 Shaban Murseli tha se Naimi ka pasur dhe bisedime dhe takime në Tiranë për t’u bërë investitor strategjik.
Ai tha se djali nuk ka pastruar paratë e askujt, as të politikanëve, pasi ka punuar vetë.
Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?
Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.
Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vertetë është kjo?
Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.