Pas trasmetimit të një klipi, ku Dea shihej me thikë në dorë, send të icilin ia kishte drejtuar Luizit, kjo e fundit kërkoi ta komentoi sit ë nxjerrë jashtë konteksti. Ajo tha se nuk ka patur për qëllim të kërcënojë askënd.

Amos po ashtu, u dëgjua në një moment kur tha se

Luizin e ka vetëm dy kafshata dhe se do ta çojë në mal dhe ta zhveshë… Ky i fundit tha se komenti ka dalë jashtë konteksti dhe se e ka patur me nota humori atë që tha.

“Big Brother” si vendim vendosi që të uli nga 2 mijë euro nga çmimi i madh për çdo ofendim, kanosje, shaka me shëndetin e kërcënime, duke nisur nga tani e në vijim.
Biseda:

Dea: Jam dakord që dhuna verbale është përdorur, por videoja me thikë nuk jam dakord që është futur, sepse nuk ka qenë me kërcënim

Amos: Shumë gjëra mund të nxirren jashtë konteksti, ajo që është thënë, është thënë si pasojë e veprimeve të çuditshme që kanë ndodhur. Ka dhe nota humori brenda ai komenti.

Arbana: Këto shaka budallaqe në një program televiziv a ka mundësi mos ti bëni? Shaka me fëmijë, me mace me Amosin, mos i bëni më. Jemi të pataksur me këto shaka.