Pas spektaklit të djeshëm, banorët ishin ulur për të darkuar të gjithë bashkë! Ai iu drejtua disa prej tyre, duke i thënë të ruhen prej tij, pasi ai ka dhunuar edhe gruan e tij.

“Ruhuni nga mua, se unë kam rrahur gruan. E rraha se më mbante gocën. Po i futa nja dy gota raki unë se kam kohë që nuk e kam provuar”, u shpreh ai.

Kjo ka zemëruar jo pak rrjetin i cili ka kërkuar largimin e Klodian Duros nga shtepia e BBV, megjithatë produksioni nuk ka marrë ende një vendim.

Gjykata e Tiranës e dënoi me 4 muaj burg ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro rreth 4 vite më parë. Ish-futbollist u dënua për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa u denoncua nga kjo e fundit pasi tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e saj. Më herët, ai ndodhej në arrest shtëpie, gjë që duket se e shpëton edhe nga dënimi në burg. Duro ishte divorcuar me partneren përpara disa kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve, ndërsa ajo kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.