Për arsye të shkeljes së një prej rregullave kryesore të programit, “Vëllai i Madh” ka marrë masa ndaj katër banorëve, Luizit, Oltës, Kristit dhe Armaldos, duke i dërguar në “Burg Brother VIP” ku do të qëndrojnë deri ditën e martë, para spektaklit.
Madje banorët janë paralajmëruar se nëse vijojnë të flasin për nominimet do të shkojnë deri në eliminim nga gara.
Të katër banorët janë izoluar brenda një dhome ku nuk kanë munguar diskutimet.
Aktorja Olta Gixhari i është drejtuar Luizit, duke i thënë se do të bëjë çmos për të nxjerrë Kiarën nga shtëpia, pasi sipas saj, këngëtari nuk po luan për këtë arsye.
“Do ia nxjerr Kiarën unë këtij. Ky po fle mbi dafina, duhet të luajë. Ai ngeli pas Kiarës, la nam. Ai kur t’i nxjerrësh Kiarën jashtë do të fillojë të luajë”, i ka thënë Olta këngëtarit.
Nga ana tjetër, Luizi është shprehur se prandaj u prek kur doli Efi nga gara, pasi e konsideronte si një lojëtare me të cilën mund të bënte një lojë shumë të fortë brenda shtëpisë