Disa prej banorëve të Big Brother VIP Albania janë dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi thyen rregullin e diskutimit hapur për nominime.

Banorët e dënuar janë Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo te cilët për tre ditë do të qëndrojnë bashkë të izoluar në një dhomë e konsideruar ndryshe edhe si “burg”.

Duke që të izoluar në një dhomë të vetme nuk kanë munguar debatet mes dy prej emrave më të përfolur të këtij edicioni të BBV2, Olta dhe Luizi.

Dyshja nisën një diskutim për lojën që po bëjë dhe në debat e sipër, Olta iu drejtua Luizit duke i thënë që derisa ai ta kuptoj se si ajo luan do të jenë larg shtëpisë së famshme.

“Kur të kuptosh lojën time ti, unë do të jem në Kuba duke bërë plazh, duke harxhuar lekët e çmimit”, tha Olta.

Nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Luizi, i cili u shpreh se pikërisht natyrat manipuluese si Olta shkojnë në një vend diktatorial si Kuba.

“A e dëgjon, në Kuba në vend diktatorial, natyrat e saj shkojnë në Kubë, unë do të shkoj në Korenë e Veriut, natyrat manipuluese, që bëjnë drama, ndërsa ne të tjerët që jemi të lumtur shkojmë në Maldive”, u shpreh Luizi.