Një e mitur me iniciale J.M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër, është zhdukur pa lënë gjurmë.
Për herë të fundit mësohet se është parë në terminalin e Fierit dhe është nisur drejt Tiranës.
14-vjeçarja nuk u ka dhënë asnjë sinjal familjes së saj madje që prej mesditës së djeshme ajo ka mbyllur telefonin dhe prindërit nuk e dinë se çfarë mund të ketë ndodhur me të.
Nëna e të miturës tha se ditën që u largua e bija nuk ka qenë në shtëpi.
E ëma e 14-vjeçares tha se nuk ka asnjë informacion se me kë është larguar e bija, pasi kjo e fundit nuk i kishte tregonte asgjë.
“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, u kishte thënë: Do iki t’i çoj rrobat kushërirës.
Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel që vajza te kthehet sa më parë në shtëpi. Ata kanë bërë denoncim ne Komisariatin e Policisë Patos dhe kane kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.