Sot është duke u mbajtur episodi i tretë i “Post Big Brother VIP”.

Në fillimin e këtij episodi, është diskutuar raporti i Donaldit me Semin.

E vetmja e cila ka diskutuar ishte Semi, pasi Donaldi nuk ka qenë pjesë e këtyre xhirimeve.

Ajo ka thënë se po ta kthente kohën prapa do të ishte më e ftoftë me Donaldin.

Gjithashtu ajo tha se ndonjëherë edhe kujdesi i tepërt për dikë, të merret për të keq.

Donaldi dhe Semi kanë pasur miqësi të madhe brenda shtëpisë së “BBV” por që pas lidhjes së tij me Trixën, miqësia e tyre u krisë.