Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli kanëdeklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se asnjëri prej tyre nuk do të kandidonte përballë Berishës në zgjedhjet e 22 majit për kreun e PD.

Kujtojmë se Shehaj dhe Kadilli kanë kandiduar përballë Bashës për zgjedhjet e mbajtura brenda PD në datën 13 qershor të vitit 2021 për kreun e partisë, pas humbjes që PD pësoi në 25 Prill.

Blendi Fevziu- Fatbardh Kadillit: Të të prezantoj si kandidat i përjetshëm për kryetar?

Fatbardh Kadilli: Nga sfida nuk heq dorë kurrë, por në këtë rast nuk ka garë.

Blendi Fevziu: Si nuk ka garë, nuk do të marrësh pjesë në këto zgjedhje?

Fatbardh Kadilli: Jo, në këto zgjedhje jo.

Blendi Fevziu: Por më ke thënë se do të marr pjesë në studio?

Fatbardh Kadilli: Të kam thënë se mbetem gjithmonë i vendosur që sfidën për ndryshimin dhe drejtimin e PD-së të mos heq dorë kurrë.

Blendi Fevziu: Nuk do të jesh kandidat për kryetar?

Fatbardh Kadilli: Në këtë rast jo sepse nuk ka garë.

Blendi Fevziu: Pra, më 22 Maj nuk do të kandidosh?

Fatbardh Kadilli: Jo, nuk do të jem në garë në datën 22 Maj.

Blendi Fevziu- Agron Shehajt: Do të kandidosh kësaj here?

Agron Shehaj: Jo.

Blendi Fevziu: Nuk kandidon as ti? E vendosur?

Agron Shehaj: Po, po e vendosur.